Insajderi
Lajme

“Janë lëshuar maskat…” – udhëtarët që po udhëtonin nga Kosova në Gjermani përjetojnë tmerrin

Insajderi
09 January 2025 - 16:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Udhëtarët që po udhëtonin nga Prishtina në Gjermani kanë përjetuar situatë mjaft të vështirë gjatë fluturimit.

Një nga udhëtarët e kësaj linje ka shpjeguar tmerrin që përjetuan gjatë fluturimit, ku tha se pas 20 minutash nisje, aeroplani është përballur me turbulenca të mëdha.

“Ka fluturuar për rreth 20 minuta dhe më pas na është vështirësuar frymëmarrja. Ka pasur turbulenca, rënie poshtë pa kontroll dhe na janë lëshuar maskat”.

“Unë personalisht nuk jam mirë nga frymëmarrja, të gjithë udhëtarët kanë pasur panik”, tha ky lexues për Klankosova.tv.

Ai më pas bëri të ditur se pas këtyre problemeve gjatë fluturimit, aeroplani është detyruar që të kthehet në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark