Insajderi
Lajme

Kryeministri fton partitë opozitare në procesin e themelimit të “Zajednicës”

Insajderi
13 April 2016 - 20:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Do të mundohemi ta kyçim edhe opozitën në mënyrë që ata të sigurohen se nuk po cenohet Kushtetuta gjatë themelimit të Asociacionit”, ka thënë ai.

Ai thotë se demarkacioni me Malin e Zi është temë e kryer dhe pritet ratifikimi në Kuvend.

“Demarkacioni.. janë të qarta të gjeturat e komisionit ndërkombëtar dhe vendor. Do të ndodh ratifikimi në Kuvend para se të ndodh liberalizimi i vizave”, është shprehur kryeministri, njofton RTK.

Mustafa ka thënë se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca të pushtetit të tretë e as kompetenca ekzekutive, por do të jetë sikurse Asociacionet tjera. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark