Insajderi
Insporti

Ancelotti zgjedh 6 lojtarët më të mirë në botë dhe të gjithë janë në ekipin e tij

Insajderi
11 February 2024 - 09:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ancelotti zgjedh 6 lojtarët më të mirë në botë dhe të gjithë janë në ekipin e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi mori fitore të thellë ndaj Gironas me rezultat 4-0, ku pas kësaj paraqitje Carlo Ancelotti ishte i lumtur.  

“Një lojë e mrekullueshme në çdo aspekt. Ne patëm shumë probleme dhe përsëri dukeshim mirë. Është rezultat i një kombinimi të cilësisë dhe përkushtimit. Unë po bëj gjithçka që mundem për të përfituar sa më shumë nga ky grup lojtarësh me cilësi të lartë. Ata janë çelësi i gjithçkaje”, ka thënë Ancelotti.

Tutje, Ancelotti tha se Vinicius është lojtari më i mirë në botë

“Ndeshja më e mirë. Ai është aktualisht më i miri në botë. Belingham është i dyti, pastaj Rodrygo, Kross, Valverde, Camavinga”, deklaroi Ancelotti.

Nuk mungoi pyetja për Kylian Mbappe dhe sa i mirë është ai, por Ancelotti dha një përgjigje diplomatike.

“Është një lojtar nga një ekip që nuk e stërvit. Po flas për lojtarët e mi, ata janë më të mirët në botë”, përfundoi Ancelotti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark