Protestuesit në Shkup i vënë flakën zyrës së presidentit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestuesit në Shkup i vënë flakën zyrës së presidentit

    Insajderi
    13 April 2016 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protesta kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë, për të falur politikanët e hetuar për krime ka eskaluar.

    Të zemëruar me këtë vendim, protestuesit e mbledhur në Shkup, i kanë vënë flakën zyrës së presidentit.

    Protesta po zhvillohet përpara zyrës së Presidentit, Gjorgje Ivanov. Mijëra persona të mbledhur në shesh kanë hedhur fishekzjarre dhe gjëra të forta në drejtim të ndërtesës shtetërore.

    Me thirrjet “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, protestuesit marshuan në drejtim të ndërtesës së Presidencës si reagim kundër vendimit të Ivanovit për të falur të gjithë politikanët nën hetim, ndërkaq Zyra e Ivanovit është përfshirë në flakë.

    Amnistia u mor dy ditë më parë dhe kishte për qëllim që të mos kishte tensione gjatë zgjedhjeve. Protestat organizohen nga shoqëria civile.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark