
Pasi qindra mijëra protestues të mbledhur para zyrës së Presidentit të Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov, dhe objektit të Parlamentit.
Protestuesit të cilët rreth 30 minuta më parë tentuan ta demolojnë dhe t’i vënë flakën zyrës së presidentit, janë shpërndarë nga policia e cila ka përdorur dhunë ndaj tyre.
Protesta kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë, po bëhet në shenjë revolte nga vendimi i djeshëm i presidentit, Gjorge Ivanov për ndërprerjen e përgjithshme të të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre lidhur me përgjimin dhe krizën politike.
Me thirrjet “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, protestuesit marshuan qysh mbrëmë para Prokurorisë Publike Speciale në shenjë mbështetjeje për punën e tij, ndërsa vazhdoi para Zyrës popullore të Presidentit, në të cilën pjesëmarrësit kanë gjuajtur vezë dhe gurë. E kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ivanov, ngrirjen e procesit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe formimin e Qeverisë eksperte e cila do të organizojë zgjedhje korrekte, demokratike dhe kredibile./Insajderi.com