
Qytetarët maqedonas janë të zemëruar me vendimin e presidentit të tyre për t’i falur politikanët nën hetime dhe këtë e kanë shprehur në mënyrë të ashpër mbrëmjen e mërkurës, duke demoluar objektet e institucioneve të rëndësishme shtetërore.
Protestuesit e mbledhur kanë tentuar t’i vënë flakën edhe zyrës së presidentit, Gjorgje Ivanov.
Mijëra persona të mbledhur në shesh kanë hedhur fishekzjarrë dhe gjëra të forta në drejtim të ndërtesës shtetërore.
Me thirrjet “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, protestuesit marshuan në drejtim të ndërtesës së Presidencës si reagim kundër vendimit të Ivanovit për të falur të gjithë politikanët nën hetim.
Ndërkohë policia është sjellë në mënyrë brutale kur ka vendosur të arrestojë dhjetra aktivistë.
Videot dhe fotografitë shpërfaqin këtë dhunë nga ana e Policisë së Maqedonisë.
Amnistia për politikanët nën hetime u mor dy ditë më parë dhe kishte për qëllim që të mos kishte tensione gjatë zgjedhjeve. Protestat organizohen nga shoqëria civile dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.