![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve në çerekfinale, por humbi një rast për të dërguar ndeshjen në kohë shtesë pasi që gjyqtarët injoruan thirrjet për një penalti në fund të ndeshjes.
Kapiteni i Atletikos, Gabi, e ka pranuar se ka prekur me dorë topin por mbetet i pasigurt nëse prekja e topit ka ndodhur brenda zonës së penaltisë.
I pytur për përfundimin kontrovers të ndeshjes, Gabi tha: “Po, ishte lojë me dorë, por nuk jam i sigurt nëse ka qenë brenda apo jashtë”, ka thënë ai.
“Nëse ka qenë brenda, atëherë është dashur të jetë penalti”, ka thënë ai, shkruan Goal.com
Atletiko Madrid fitoi 2 me 0 ndeshjen kthyese të çerekfinales. Ndeshja e parë përfundoi 2 me 1 për Barcelonën, andaj po të ishte vlerësuar se ka qenë penalti, atëherë ndeshja shumë lehtë do të mund të shkonte në kohë shtesë./Insajderi.com