Insajderi
Lajme

Haxhiu thotë se marsi sjell pranverën – gratë barazinë

Insajderi
01 March 2024 - 11:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu thotë se marsi sjell pranverën – gratë barazinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur se për të pestin vit me radhë do të shënohet muaj i aktiviteteve për gratë në vendin tonë.

Përmes një video – adresimi Haxhiu, njëherësh kryetarja e organizatës për gratë në Vetëvendosje tha se GVV do të zhvillojë aktivitete që adresojnë përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave në tërë komunat e vendit.

“Marsi sjell pranverën – GRATË BARAZINË! Angazhohemi në përditshmëri për pavarësinë ekonomike të vajzave dhe grave, edukimin dhe qasjen në arsim, në shërbime shëndetësore, barazi në pronë dhe në vende të punës, njohjen e të drejtave riprodhuese, të drejtën për të vendosur vetë për veten, të drejtën për jetë të dinjitetshme”, tha Haxhiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark