×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu thotë se marsi sjell pranverën – gratë barazinë

    Insajderi
    01 March 2024 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur se për të pestin vit me radhë do të shënohet muaj i aktiviteteve për gratë në vendin tonë.

    Përmes një video – adresimi Haxhiu, njëherësh kryetarja e organizatës për gratë në Vetëvendosje tha se GVV do të zhvillojë aktivitete që adresojnë përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave në tërë komunat e vendit.

    Marsi sjell pranverën – GRATË BARAZINË! Angazhohemi në përditshmëri për pavarësinë ekonomike të vajzave dhe grave, edukimin dhe qasjen në arsim, në shërbime shëndetësore, barazi në pronë dhe në vende të punës, njohjen e të drejtave riprodhuese, të drejtën për të vendosur vetë për veten, të drejtën për jetë të dinjitetshme”, tha Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark