Veseli në Amerikë prezanton traditën parlamentare të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli në Amerikë prezanton traditën parlamentare të Kosovës

    Insajderi
    14 April 2016 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në panelin e Konferencës me temën “Roli i parlamenteve në fuqizimin e integritetit publik” të organizuar nga Komisioni për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP) të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashington.

    Në këtë konferencë Veseli ka prezantuar një historik të shkurtër për traditën parlamentare të Republikës së Kosovës, si dhe sfidat e Kuvendit e tejkalimin e tyre në bazë të parimeve demokratike,.

    Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë konferencë po ashtu ka folur edhe për zbatimin e Kushtetutës  së vendit dhe rregullores së Kuvendit të Kosovës.

    Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Veseli të mërkurën është takuar edhe me kongresmenin amerikan Eliot Engel, me të cilin thotë se kanë biseduar për proceset e rënda historike të cilat i kaluan qytetarët e vendit dhe miqësinë e shkëlqyer në mes të Kosovës e SHBA-së./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark