Insajderi
Lajme

Muja provon t’iu bëjë presion ambasadorëve të huaj: S’ka reagim për djegien e dyqanit të Tomaniq

Insajderi
09 March 2024 - 17:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Muja provon t’iu bëjë presion ambasadorëve të huaj: S’ka reagim për djegien e dyqanit të Tomaniq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Veri të Kosovës i është djegur dyqani nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Për këtë rast ka reaguar dje kryeministri i Kosovës, duke e ndërlidhur rastin me strukturat kriminale atje. Kurti në postimin e tij në ‘facebook’ kishte thënë se shpreson që të reagojnë QUINT-i e BE-ja për këtë rast.

Një ditë pas Kurtit ka reaguar edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke thënë se kanë kaluar 24 orë nga djegia e dyqanit të Tomaniq dhe se askush deri më tani nga ndërkombëtarët s’kanë reaguar dhe nuk e kanë dënuar sulmin.

Muja i ka etiketuar në statusin e tij Ambasadën Amerikane, atë Gjermane dhe Zyrën e BE-së në Kosovë.

“Kanë kaluar mbi 24 orë nga djegia e dyqanit të nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Natasa është serbe e Kosovës. Deri më tani askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar dhe as nuk e ka dënuar sulmin.@USEmbPrishtina@GermanAmbKOS@EUKosovo”’, ka shkruar Muja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark