Tre të plagosur nga sulmi me armë në Gjakovë, policia po e heton si “vrasje në tentativë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të plagosur nga sulmi me armë në Gjakovë, policia po e heton si “vrasje në tentativë”

    Insajderi
    10 March 2024 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë plagosur në orët e para të mëngjesit të së dielës si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, teksa ka thënë se tre të dyshaurit gjenden jashtë rrezikut për jetë.

    “Sot rreth orës  00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë,  të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri.  Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka deklaruar ai.

    Sipas Elezajt, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, shton tutje ai.

    Insajderi publikoi pamje nga vendi i ngjarjes pas të shtënave, të cilat mund t’i ndiqni në artikullin e mëposhtëm:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark