×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plagosje me armë zjarri në Gjakovë, pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    10 March 2024 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në orët e para të së dielës është raportuar për një plagosje me armë zjarri në Gjakovë.

    Sipas raportimeve, rasti dyshohet se ka ndodhur në një afërsi të një kafiterie për shkak të një mosmarrëveshjeje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje në adresë të mediumit nga vendi i ngjarjes.

    Ata kanë bërë me dije se nga sulmi me armë zjarri kanë ngelur të plagosur tre persona.

    Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark