Insajderi
Lajme

U vodh në Norvegji| BMW-ja gjendet në Skenderaj, pronari thotë se vëllai ia bleu dhe ia solli në Kosovë

Insajderi
12 March 2024 - 10:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U vodh në Norvegji| BMW-ja gjendet në Skenderaj, pronari thotë se vëllai ia bleu dhe ia solli në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast është zbuluar së fundmi në Skenderaj, ku Policia e Kosovës ka gjetur një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Siç mëson Sinjali, Policia është njoftuar përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) dhe menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sipas informacioneve të para, autoritetet në Norvegji e kanë futur në kërkim ndërkombëtar një automjet të tipit BMW që dyshohet se ishte vjedhur.

Zyrtarët policorë kanë arritur ta lokalizojnë vendndodhjen dhe e kanë gjetur veturën në Skenderaj, që më pas është sekuestruar për procedura të mëtejshme.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pronari i veturës ka deklaruar se vetura është blerë në Norvegji nga një vëllai i tij dhe është sjellë në Kosovë.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, I cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark