Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë për ryshfet ndaj një zyrtari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë për ryshfet ndaj një zyrtari

    Insajderi
    14 April 2016 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit O. G, i cili dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar ka kërkuar dhe pranuar 150 euro ryshfet.

    “Sipas aktakuzës O. G, në cilësinë e personit zyrtar ka keqpërdorur pozitën e tij dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe pranuar nga i dëmtuari një shumë të hollash prej njëqindepesëdhjetë (150.00) euro përfitim për vete, që të veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare”, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    I pandehuri O.G, me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të KPRK-së, njofton KPK./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark