Kryeministri Mustafa merr pjesë në inaugurimin e një parku në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Mustafa merr pjesë në inaugurimin e një parku në Gjilan

    Insajderi
    14 April 2016 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Gjilan është inauguruar një park në lagjen “Dardania”, i cili është bashkëfinancim mes Komunës dhe Komisionit Evropian në kuadër të programit “Kosova e Bukur II”.

    Në ceremoninë e inaugurimit ka marrë pjesë kryeministri Isa Mustafa, përfaqësuesi i lartë i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

    “E kemi rregulluar këtë park të bukur në Gjilan, që njëkohësisht ka krijuar edhe vende të reja pune. 92 vendet e punës janë krijuar nëpërmes impelemtimit të këtij projekti, ndërsa 72 prej tyre kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë ”, ka Zhbogar.

    E kryeministri Isa Mustafa, ka deklaruar se ky park është një dëshmi e shfrytëzimit të qëlluar të fondeve nga BE, të një projekti të përbashkët me komunën dhe me mbështetje edhe të Ministrisë së Punës.

    “Parku “Dardania” ka një emër të bukur, që shpreh edhe trashëgiminë kulturore, por edhe një bukuri të veçantë për Gjilanin dhe Kosovën. Ky park është një dëshmi e shfrytëzimit të qëlluar të fondeve nga BE, të një projekti të përbashkët me Komunën dhe me mbështetje edhe të Ministrisë së Punës në të mirë të qytetarëve”, tha kryeministri Mustafa.

    Nga ana e tij, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar Komisionin Evropian për mbështetjen në ndërtimin e këtij parku për nevojat e qytetarëve të “Dardanisë”.

    Haziri ka paralajmëruar që Komuna po në lagjen “Dardania” do ta ndërtoj çerdhen e fëmijëve dhe këndin e lojërave prej 3-6 vjeç.

    Parku i “Dardania” brenda hapësirës së tij ka një të amfiteatër, fushë sportive, shëtitore, ulëse, sikurse edhe tavolina të shahut, ndërkaq ka të rregulluar gjelbërimin dhe ndriçimin sipas standardeve europiane./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark