Apeli rikthen në gjykim rastin e një të akuzuari për vrasje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli rikthen në gjykim rastin e një të akuzuari për vrasje

    Insajderi
    14 April 2016 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit ka aprovuar të enjten ankesën e mbrojtësit te të akuzuarit E.H. nga Komuna e Rahovecit, dhe ka vendosur që çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës se parë në rigjykim.

    Por, gjykata ka vendosur që të akuzuarit t’i vazhdohet paraburgimi.

    “I pandehuri në fjalë në gusht te vitit 2015, u  dënua me 11 vjet burgim, pasi që u gjet fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Gjakovë, për veprat  penale vrasje, nga neni 146 i Kodit Penal të Kosovës dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, parashikuar me nenin 374 i të njëjtit kod,” njofton Gjykata e Apelit.

    Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i shkallës se parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 të Kodit të Procedurës Penale, e po ashtu edhe  gjendja faktike nuk është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë që e bën të paqëndrueshëm atë edhe në aspektin e të drejtës materiale- aplikimit të ligjit penal, thuhet në një komunikatë të kësaj gjykate./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark