
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka pritur në takim një delegacion me zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë të kryesuar nga Mart Laanemae, zëvendëssekretar për Marrëdhënie Evropiane dhe Transatlantike .
Në këtë takim është diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës e në mënyrë të veçantë për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, njofon ministria përmes një komunikate për media.
Ilazi ka informuar delegacionin nga Estonia për angazhimin e institucioneve në drejtim të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave duke theksuar se Kosova ndodhet në një fazë vendimtare sa i përket këtij procesi pasi ka përmbushur kriteret e përcaktuara.
Në anën tjetër, Mart Laanemae, ka konfirmuar mbështetjen e Estonisë ndaj agjendës evropiane të Kosovës përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët./Insajderi.com