Thaçi zotohet për reforma në drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi zotohet për reforma në drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit

    Insajderi
    14 April 2016 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

    Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, si partnere kryesore e Kosovës, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer për të cilin tha se do të forcohet edhe më tej.

    Ai e njoftoi ambasadorin Delawie se do të angazhohet për reforma në sektorin e drejtësisë, në luftimin e korrupsionit dhe diskriminimit si dhe në dialog, njofton presidenca e Kosovës.

    Presidenti Thaçi e përshëndeti raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2015 dhe theksoi se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë për të gjeturat në raport./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark