Kina i kritikon SHBA-të për të drejtat e njeriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kina i kritikon SHBA-të për të drejtat e njeriut

    Insajderi
    14 April 2016 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Prej se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk shqetësohet për ta ngritur pasqyrën dhe shikuar vetveten, u takon të tjerëve që ta kryejnë këtë detyrë”, thotë raporti kinez, i publikuar nga Zyra informative e këshillit shtetëror të kabinetit.

    Për çdo vit Kina e publikon raportin e tillë në përgjigje ndaj raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën e të drejtave të njeriut në Kinë, që u publikua sot në kuadër të pasqyrës më të gjërë të praktikave të të drejtave të njeriut në gjithë botën.

    Në raportin amerikan të këtij viti, theksohet represioni kundër shoqërisë civile në Kinë, duke thënë se shtypja dhe detyrimi janë shtuar.

    Në raport veçanërisht kritikohet goditja e Kinës kundër avokatëve, me ç’rast theksohet se kjo reflekton pasigurinë e qeverisë para aspiratave popullore për sundim të ligjit.

    Kundër mijëra avokatëve dhe ndihmësve të tyre janë zhvilluar hetime dhe në shumë raste ata janë burgosur në lokacione të fshehta për disa muaj pa u ngritur akuza dhe pa u lejuar qasje te avokatët ose anëtarët e familjeve, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark