Sherifi: Synojmë dyfishimin e votave në zgjedhjet e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi: Synojmë dyfishimin e votave në zgjedhjet e ardhshme

    Insajderi
    14 April 2016 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nisma për Kosovën synon që përmes zgjedhjeve të brendshme partiake – të cilat do t’i nisë më 20 prill – të dyfishojë numrin e votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, i cili beson se zgjedhjet do të mundësojnë shtrirje më të madhe të partisë si dhe fuqizim.

    “Presim aderim të njerëzve të rinj në të gjitha degët dhe nëndegët e partisë. Presim një dinamizim të jetës partiake. Nuk bëhet fjalë më për kalim të pragut në zgjedhjet parlamentare ne vetëm presim rezultate të dyfishta”, ka thënë Sherifi për Insajderin.

    Nisma për Kosovë në zgjedhjet e kaluara ka fituar 37 mijë e 680 vota që janë 5.17 përqind e votave totale.

    Sherifi ka deklaruar se ende është herët për të treguar se sa kandidat do të garojnë për postin e kryetarit të Nismës, por beson se lideri aktual, Fatmir Limaj, do të kandidojë për t’u rizgjedhur.

    “Besoj se Fatmir Limaj do të kandidojë për këtë post dhe se a do të kandidojë dikush tjetër apo jo ende nuk e dimë. Por varet nga interesi dhe vullneti i secilit anëtar të partisë”, ka thënë Sherifi.

    I pyetur rreth koalicioneve të mundshme me partitë e tjera nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme së shpejti, Sherifi nuk ka përjashtuar mundësinë që një të tillë të lidhin me partinë e Ramush Haradinajt, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    “Në parim jemi për koalicion mirëpo kjo çështje do të diskutohet por varet nga bisedimet mes dy partive”, ka thënë Sherifi.

    Që nga funksionimi i partisë, kjo është hera e parë që Nisma për Kosovën mbanë zgjedhje të brendshme.

    Nisma u themelua nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, dy figura të larta të Partisë Demokratike të Kosovës.  Aktualisht ka gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka qenë aktivisht e përfshirë në bllokun opozitar në organizmin e një numri protestash kundër Qeverisë së Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark