Policia e Kosovës është duke bastisur zyret në të cilat ka operuar shkolla online “Albshkolla”, në pronësi të Driton Ajetit.
I prezantuari si biznesmen i madh nga diaspora, Driton Ajeti, është arrestuar nën dyshimin për mashtrim masiv.
Arrestimi i tij ndodhi pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi, i cili dëshmonte për një numër të madh të viktimave që ishin mashtruar nga Ajeti.
Driton Ajeti gjendet në ndalim 48 orësh.
I njëjti ishte arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.
/Insajderi.org/