×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshimet për mashtrimin e 400 vetave – Policia bastisë zyret e “Albshkolla” të Driton Ajeti

    Insajderi
    29 March 2024 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës është duke bastisur zyret në të cilat ka operuar shkolla online “Albshkolla”, në pronësi të Driton Ajetit.

    I prezantuari si biznesmen i madh nga diaspora, Driton Ajeti, është arrestuar nën dyshimin për mashtrim masiv.

    Arrestimi i tij ndodhi pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi, i cili dëshmonte për një numër të madh të viktimave që ishin mashtruar nga Ajeti.

    Driton Ajeti gjendet në ndalim 48 orësh.

    I njëjti ishte arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark