![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Reprezentuesi brazilian i cili bëri një paraqitje shumë pozitive në takimin që Atletiko e fitoi ndaj Barcelonës të mërkurën, tha se e vetmja skuadër që “jorganxhinjtë” duan ta shmangin është ajo ndaj rivalit lokal.
“E vetmja gjë që kërkoi në gjysmëfinale, është që të mos luajmë ndaj Real Madridit. Ne nuk duam të përballemi me ta”, tha mbrojtësi i krahut të majtë, Luis.
Megjithatë, në vazhdim të intervistës, Luis theksoi se Barcelona mbetet ende skuadra më e mirë në botë sipas tij.
“Për mua, Barcelona është ende skuadra më e mirë në botë, më larg se të tjerat”, shtoi ish-mbrojtësi i Chelseat.
Shorti i Ligës së Kampionëve për ndeshjet gjysmëfinale do të hedhet të premten në Nyon të Zvicrës. /Insajderi.com