Dogana konfiskon pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana konfiskon pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia

    Insajderi
    14 April 2016 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spas njoftimit të doganës, në rastin e parë oficerët doganorë kanë ndjekur një kombi të dyshuar për kontrabandim në magjistrale Gjilan-Ferizaj.

    “Gjatë kontrollit janë hasur në mall pa prejardhje të kontrabanduar kryesisht tekstil dhe këpucë me vlerë mbi 6,000 euro. Palës i është shqiptuar kundërvajtja doganore derisa mallrat dhe kombi janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

    Ndërsa, në rastin e dytë, njësitet e doganës kanë konfiskuar një kombi i cili brenda përmbante pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia.

    “Pas hapjes së kombit janë gjetur pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia (mallrat dhe kombi janë konfiskuar)”, thuhet në komunikatën e Doganës.

    Dogana thotë se në të dy rastet ka arritur të identifikojë automjetet duke iu falënderuar sistemeve të kamerave të cilat janë instaluar në automjetet e antikontrabandës, që mundësojnë identifikimin e personave dhe automjeteve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark