Thaçi: Nuk guxojmë t’i mbyllim sytë para dhunës në shoqëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Nuk guxojmë t’i mbyllim sytë para dhunës në shoqëri

    Insajderi
    14 April 2016 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si president, ai thotë se do të angazhohet për reformim dhe fuqizim të sundimit të së drejtës, duke vazhduar dhe përshpejtuar reformat në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin kudo që haset në shoqëri.

    Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shprehet se pikë e dhimbshme para së cilës nuk guxojmë t’i mbyllim sytë është dhuna në shoqëri, në familje, e veçanërisht ajo e drejtuar kundër grupeve më të cenueshme, si komunitetet LGBTI.

    “Duhet t’i themi jo edhe dhunës në vendet ku shihet më pak por ku ende është e pranishme. Nuk duhet të lejojmë asnjë temë të mbetet tabu, veçanërisht nëse kjo çon te dhuna dhe diskriminimi”, shprehet ai.

    Raporti, siç vlerëson tutje Thaçi, duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të gjithë ata që angazhohen për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark