Insajderi
Sport

“Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër”, FFK kërkon ta ndiqni në TikTok me një video me lojtarët që shkrihen së qeshuri

Insajderi
03 April 2024 - 16:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër”, FFK kërkon ta ndiqni në TikTok me një video me lojtarët që shkrihen së qeshuri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollistët e Përfaqësueses Kosovës janë parë teksa ndajnë momente gazmore gjatë kohës kur janë të grumbulluar me ekipin përfaqësues për ndeshjet miqësore apo zyrtare.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka hapur faqen zyrtare në rrjetin e përfolur social TikTok.

Për të krijuar përmbajtje interesante, ekipi menaxhues ka mbledhur disa nga lojtarët e ekipit për t’iu bërë disa pyetje.

Megjithatë, pyetjet të cilat nuk janë publikuar, kanë krijuar shumë të qeshura tek lojtarët duke krijuar momente gazmore.

@ffkkosova Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër 🇽🇰🔜 #ffkkosova #ffk #kosova #kombëtarja #forcakosove #dardanet ♬ original sound – Federata e Futbollit e Kosovës

Këto momente më pas janë shfaqur në faqen zyrtare, duke kërkuar nga tifozët ta ndjekin faqen e FFK-së në TikTok.

“Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër”, shkruante në përshkrimin e videos.

Pjesë e videos thuajse të gjithë lojtarët e Dardanëve, duke përfshirë yjet si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Valon Berisha të tjerë. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark