Provokojnë tifozët serbë: Në Berlin shpaloset baneri “Kosova është Serbi” - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Provokojnë tifozët serbë: Në Berlin shpaloset baneri “Kosova është Serbi”

    Insajderi
    05 April 2024 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët ultras serbë kanë vazhduar me provokime duke shpalosur thirrje anti-Kosovës në ngjarjet sportive.

    Të enjten, grupi i tifozëve të klubit të basketbollit, Partizani, ka shpalosur banerin “Kosova është Serbi” në Berlin gjatë përballjes Alba Berlin-Partizani në Euroligë.

    Adhurues shqiptarë të basketbollit kanë dërguar fotografi nga salla “Mercedes-Benz Arena”, që tregojnë banerin. Ndeshja është në kuadër të xhiros së 33-të të Euroligës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark