"Të pabalancuar kur është në pyetje Serbia"- Deputetja britanike i reagon Stanos - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të pabalancuar kur është në pyetje Serbia”- Deputetja britanike i reagon Stanos

    Insajderi
    05 April 2024 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me thirrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Nga Bashkimi Evropian, zgjodhën që të mos komentojnë mbi këtë çështje.


    E për këtë në rrjetin social, X, Kearns shkroi se BE po demonstron zero ekuilibër kur bëhet fjalë për Serbinë.

    “Vazhdimisht, BE-ja nuk ka çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë”, shkroi ajo.

    Për këtë nismë të presidentit serb sot hezitoi të fliste zëdhënësi i BE-së, Petar Stano.

    Kjo pasi u pyet se a është duke e shkelur marrëveshjen e Ohrit duke penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark