
Është ndaluar për 48 orë shoferi i veturës që goditi dy fëmijë derisa ishin duke kaluar zebrat në qytetin e Pejës, shkruan Insajderi.
Gjendja shëndetësore e fëmijëve është e rëndë. Ata janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim.
Insajderi mëson se mosha e tyre është 8 dhe 9 vjeçe.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi konfirmoi për Gazetën se shoferi është ndaluar për 48 orë.
“Është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Janë lënduar dy te mitur te cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore“, prononcohet Nikçi.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se dy fëmijët u dërguan në spital për trajtim.
“Sot rreth orë 14:45 polica është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital”, tha ai.
/Insajderi.org/