Insajderi
Lajme

Operacion i madh i Njësisë Antidrogë- Kapen 20 pako me heroinë në vlerë rreth 250 mijë euro

Insajderi
07 April 2024 - 17:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Operacion i madh i Njësisë Antidrogë- Kapen 20 pako me heroinë në vlerë rreth 250 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësia e Antidrogës ka kapur rreth 20 paketime me heroinë, 2500 euro para kesh dhe një celular në një veturë gjatë një operacioni që ka zhvilluar të dielën në pikën kufitare në Merdarë.

Reshat Murseli, major i antidrogës përmes një konference për media ka treguar se vetura ishte me targa kroate, shkruan Insajderi.

 “Sot Policia e Kosovës- njësia e antidrogës ka zhvilluar një plan taktik ne automjete. Tek një automjet me targa kroate A.L ne bagazh 20 paketime heroinë. Në derën e bagazhit janë gjetur para ne vlerë 2500 euro dhe një celular”, ka thënë ai.

Në konferencë për media është bërë e ditur se shoferi i veturës, shtetas kosovar dhe kroat, është ndaluar për 48 orë. Ai dyshohet se është person me precedime penale dhe ka qenë i arrestuar edhe më herët për substanca narkotike.

Tutje, sipas policisë, droga vjen përmes Turqisë ose Iranit dhe përmes rrugëve të Ballkanit ka arritur në Kosovë.

Në konferencën për media u tha se vlera totale e mallit të konfiskuar është rreth 250 mijë euro.

/Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark