Ferizaj- Tre shofer gjobitën me nga 500 euro dhe iu konfiskohet vetura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj- Tre shofer gjobitën me nga 500 euro dhe iu konfiskohet vetura

    Insajderi
    08 April 2024 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia i ka gjobitur me nga 500 euro tre shoferë në Ferizaj.

    Policia e Komunikacionit Rrugor ka zbatuar ligjin e ri me gjoba më të ashpra, duke ua konfiskuar atyre edhe automjetet.

    “Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj në tri raste të ndara në rrugët magjistrale Ferizaj-Kaçanik dhe Ferizaj-Shtime ka ndaluar tre shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë kundërvajtëse, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    “Ndaj shoferëve policia u ka shqiptuar nga një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe u janë konfiskuar përkohësisht automjetet”, thuhet tutje në njoftim.

    Policia Rajonale e Ferizajt thotë se “do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor”, dhe iu ka bërë thirrje shoferëve që “të bëjnë kujdes që të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët”.

    “Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark