32 vjeçari kapet duke transportuar ilegalisht drunjë- gjobitet 200 euro dhe i konfiskohet automjeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    32 vjeçari kapet duke transportuar ilegalisht drunjë- gjobitet 200 euro dhe i konfiskohet automjeti

    Insajderi
    08 April 2024 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, e ka gjobitur me 200 euro dhe ia ka konfiskuar automjetin një 32 vjeçari, nën dyshimin për transport ilegal të drunjve.

    Rasti ka ndodhur më 06.04.2024 rreth orës 20:00 në fshatin Sushicë të Shtërpcës.

    “… Policia e stacionit në Shtërpcë ka ndaluar shoferin R.S (M/K) i moshës 32 vjeçar,  i cili me automjetin Mercedes furgon me targa vendore po trasportonte drunj ilegalisht”, njofton policia.

    Më tej bëhet e ditur se gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar që automjeti ishte pa regjistrim që nga data 05.09.2023, thekson policia.

    “Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar një fletëparaqitje për traportin ilegal të drunjve dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjve” thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark