Valon Syla komenton sondazhin e fundit: Rezultati është mashtrim i opinionit publik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla komenton sondazhin e fundit: Rezultati është mashtrim i opinionit publik

    Insajderi
    08 April 2024 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valon syla është njëri nga panelistët sonte në Pressing ku po diskutohet për sondazhin që e nxori Lëvizjen Vetëvendosje me 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve. Për gazetarin Syla ky rezultat është mashtrim i opinionit publik.

    Syla tha në Pressing se ky sondazh është “një cirkuz mi ushqy militantat”.

    “Unë mendoj që ky numër është astronomik, unë nuk e di qa ka bo Albin Kurti me dalë 49.5%”, tha Syla në Pressing.

    “Në momente krejt tjera elektorale, qoftë në zgjedhje lokale e në sondazhe të mëhershme nuk janë dalë kështu. Unë e dyshoj sondazhin, seriozisht.”

    “Nuk mendoj që këta (LVV) e prekin 40%, po ai është mendimi jem”, shtoi ai.

    “Mendoj që Nisma-AAK janë më lartë sesa që i ka qitë, edhe LDK është shumë më lartë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark