Kryetari i Kaçanikut u reagon pushtetarëve: Nuk përfillin ftesën e komunës me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Betejës së Rakocit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Kaçanikut u reagon pushtetarëve: Nuk përfillin ftesën e komunës me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Betejës së Rakocit

    Insajderi
    08 April 2024 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi u ka reaguar liderëve shtetërorë për mos përfillje të ftesës dhe agjendës zyrtare të komunës me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Betejës së Rakocit dhe Lagjes së Re.

    Përmes një reagimi në Facebook, kryetari Ilazi ka thënë se përfaqësuesit nga qeveria kanë vendosur që dy orë para aktiviteteve zyrtare ta vizitojnë Kaçanikun.

    Reagimi i plotë:

    Institucionet qeveritare nuk përfillin ftesën dhe agjendën zyrtare komunale me rastin e 9 Prillit

    Ndonëse me kohë kemi përcjellur ftesën dhe agjendën e aktiviteteve zyrtare komunale me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Betejës së Rakocit dhe Lagjes së Re, përfaqësues nga qeveria e Republikës së Kosovës, paskan vendosur që dy orë para aktiviteteve tona zyrtare të vizitojnë Kaçanikun. Përkundër bindjeve të ndryshme politike që kemi, i ftuam në emër të institucioneve komunale për të marrë pjesë në manifestimet përkujtimore, sepse dëshmorët dhe të rënët për atdhe janë çmimi më i shtrejtë i lirisë dhe ato nuk duhet të politizohen. Vizita të tilla para ose pas përfundimit të aktiviteteve komunale përkujtimore janë përsëritur edhe më herët.

    Ftojmë familjet e Dëshmorëve dhe martirëve të rënë, qytetarët, si dhe OVL-në e UÇK-së, t’i bashkohen nesër aktiviteteve sipas agjendes zyrtare komunale, nga ora 11:00 në Lagje të Re si dhe nga ora 12:00 në Rakoc.

    Lavdi të rënëve për lirinë e vendit tonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark