Qindra fëmijë detyrohen të punojnë - Presidenti thotë se janë të lirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qindra fëmijë detyrohen të punojnë – Presidenti thotë se janë të lirë

    Insajderi
    14 April 2016 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, fëmijët kosovarë jetojnë të lirë dhe janë të suksesshëm. E kjo liri dhe ky sukses i tyre, për Thaçin është inspiruese.

    “Liria e tyre, suksesi i tyre duhet të jetë inspirim për punën tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook, teksa ka postuar një fotografi me disa fëmijë të lagjes Kodra e Diellit ku edhe banon presidenti.

    Thaçi bashkë me këtë fotografi ka treguar se edhe ka vrapuar në parkun e Gërmisë, por nuk e ka treguar faktin se fëmijët në Kosovë janë qindra fëmijë të cilët detyrohen të punojnë si pasojë e kushteve të rënda ekonomike.

    Sipas raportit të Divizionit të Shërbimeve Sociale i bazuar në raportet nga Qendrat për Punë Socialë nga të gjithë komunat e Kosovës në vitin 2015 janë evidentuar 150 fëmijë që punojnë.

    Janë edhe qindra të tjerë që nuk janë evidentuar e që punojnë si pasojë e varfërisë.

    Në bazë të sektorëve më së shumti fëmijë ka në punët e rrugëve aty janë identifikuar 89 fëmijë, ndërsa janë 33 fëmijë që përdoren për kryerje të aktivitet në konflikt me ligjin.

    Të dhënat tregojnë se 14 fëmijë janë identifikuar që kryejnë punë në gërmimin dhe grumbullimin e mbeturinave.

    Kosova është një nga vendet më të varfra në Evrope. Rreth 32% e popullsisë së vlerësuar nga 2.2 milionë është nën moshën 15 vjeçare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark