Tragjike- Vdes 41-vjeçari në Prizren teksa po peshkonte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjike- Vdes 41-vjeçari në Prizren teksa po peshkonte

    Insajderi
    14 April 2024 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    41 vjeçar nga Prizreni ka vdekur të dielën pasdite. Dyshohet se ai është goditur nga rryma elektrike teksa po peshkonte me gjenerator në fshatin Romajë të Prizrenit.

    I njëjti nuk ka arritur të shpëtojë përkundër ndihmës së ofruar mjekësore.

    Rasti është hapur si hetim i vdekjes në Policinë e Kosovës.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

    Konfirmimi i tij i plotë:

    Sot me 14.04.2024, rreth orës 16:40 eshte pranuar informata se në fshatin Romaje, Prizren një person derisa po peshkonte ne lum me gjenerator elektrik eshte goditur nga rryma elektrike.

    Viktima ( F.S.1983) me lendime te renda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendren Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjeket kompetent i kanë dhënë tretman mjekesor dhe jane munduar ta shpetojne, por i njejti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndêrruar jetë.

    Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dal në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast “Hetim I vdekjes, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark