Ferizajasit protestojnë për 21 vjeçaren që u vra nga ish-bashkëshorti- merr pjesë edhe vëllai i plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizajasit protestojnë për 21 vjeçaren që u vra nga ish-bashkëshorti- merr pjesë edhe vëllai i plagosur

    Insajderi
    15 April 2024 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ferizaj ka nisur një marsh protestues pas vrasjes së një gruaje në Qendrën për Punë Sociale në këtë qytet pasditen e së premtës.

    Protestuesit nisën marshimin nga afër kësaj qendre, duke mbajtur në duar parulla si “Vrasja është krim, jo justifikim” dhe “Institucionet janë bërë rrezik i grave”. Para tyre po mbajnë një parullë të ku shkruan “A duhet të armatosemi edhe ne, për ta mbrojtur veten?!”.

    Në këtë protestë po merr pjesë edhe vëllai 15-vjeçar i gruas së vrarë, i cili mbeti i plagosur atë ditë.

    21-vjeçarja Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçari Valon Aliu. Ajo u varros dje, ndërsa ish-bashkëshorti u arrestua ditën e krimit dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit.

    Një protestë e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbahet edhe në Prishtinë. Është planifikuar të fillojë në 17:30 në sheshin “Zahir Pajaziti”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark