Çekia planifikon ta heqë fjalën Republikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Çekia planifikon ta heqë fjalën Republikë

    Insajderi
    14 April 2016 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Republika Çeke është e gatshme ta ndryshojë emrin në “Çeki”, për ta bërë më të lehtë për kompanitë dhe ekipet sportive që ta përdorin atë në prodhime dhe veshje.

    Vendi do ta mbajë emrin e tij të plotë, por “Çekia” do të jetë emri i shkurtër zyrtar siç është “Franca” për “Republikën e Francës”.

    Nëse miratohet nga Parlamenti, emri do të dërgohet në Kombet e Bashkuara.

    Republika Çeke, ashtu si edhe Sllovakia, është formuar kur Çekosllovakia është ndarë në dy, në vitin 1993.

    Disa nga eksportet më të njohura të vendit, si birra Pilsner Urquell, dhe ekipi i hokejit përdorin fjalën “çek” (“Czech”).

    Por, “çek” është mbiemër dhe nuk mund të përdoret si emër për vendin.

    Disa çekë thonë se emri “Çekia” është i shëmtuar ose shumë i ngjashëm me “Çeçeninë”, republikën gjysmë-autonome të Rusisë./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark