Politologu, Dritëro Arifi duke komentuar procesin e votimit të sotëm në komunat veriore të vendit tha se ky është një dështim për Kosovën.
Arifi tha se ky veprim i sotëm përveç dështimit të Kosovës, tregon edhe atë të partnerëve ndërkombëtarë.
“Çka është dashur të bëjë Qeveria e Kosovës nuk ka bërë. Ky veprim, kjo tentativë ka qenë e para dhe është antikushtetuese. Jam i bindur kushdo që e kishte çu këtë udhëzim adimistrativ në Gjykatë Kushtetuese kishte me ra. Kjo çka po tregon sot, ky është dështim i Kosovës ne kuptimin shumë dimensional. E para është normalisht edhe i partnerëve ndërkombëtarë por edhe i Kosovës edhe i qytetarëve serb në veri, i gjithëve nga pak po i Kosovës është…”, tha Arifi.
Madje sipas politologut, mosdalja në vendvotime e qytetarëve serbë tregon që ata nuk janë të interesuar të integrohen.
“Kjo po tregon diçka tjetër që Lista Serbe paska peshë, nuk qenka bash edhe pa peshë. Sidoqoftë e dyta çka po tregon, çka është edhe më shqetësuese është që qytetarët serbë thjeshtë nuk po dëshirojnë me u integru”, shtoi Arifi./teve1