Elbert Krasniqi i kërkon BE’së heqjen e sanksioneve pas votimit në Veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Elbert Krasniqi i kërkon BE’së heqjen e sanksioneve pas votimit në Veri

    Insajderi
    21 April 2024 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas dështimit të iniciativës qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, ka reaguar Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

    Përmes një postimi në rrjetin social, X, Krasniqi i bën thirrje BE-së t’i heq masat ndaj Kosovës, sepse thotë se edhe përkundër mundësisë për largimin e kryetarëve në Veri, Lista Serbe dhe Beogradi urdhëruan bojkotimin e procesit të votimit. Kësisoj ai shprehet se Kosova nuk mund të mbetet prapa.

    Ministri Krasniqi thekson se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e Bratisllavës dhe Kosova duhet të ecë përpara.

    “Ka ardhur koha, tani më shumë se kurrë që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës. Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës. Ne duhet të ecim përpara. Nuk mund të frenohet më nga sjellja e përsëritur destruktive e Serbisë”, shkroi Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark