Insajderi
Sport

A u dëmtua Barça me anulimin e golit? Kjo fotografi tregon gjithçka

Insajderi
22 April 2024 - 08:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A u dëmtua Barça me anulimin e golit? Kjo fotografi tregon gjithçka
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë në Madrid është luajtur El Clasico e madhe mes Realit dhe Barcelonës, ku skuadra mbretërore ka festuar pas një kthese me rezultat 3:2.

Shumë pluhur u ngrit për disa situata të diskutueshme në këtë ndeshje dhe katalanasit protestuan me zë të lartë kur nuk iu dha gol në minutën e 28-të.

Më pas i riu Lamine Yamal gjuajti, portieri Andrij Lunin ndaloi topin në vijën e portës dhe lojtarët e Barçës protestuan ashpër.

Ata konsideruan se topi kaloi vijën, goli u anulua dhe pas ndeshjes u shfaq një foto e teknologjisë së golit, e cila largon çdo dilemë.

Është e qartë se topi nuk ka kaluar vijën me të gjithë perimetrin e tij dhe se si rezultat nuk mund të njihet goli.

Kujtojmë se fitoren në këtë ndeshje Realit ia solli Jude Bellingham me gol për 3:2 në minutën e parë të pushimeve.

Pra, Reali është tani 11 pikë përpara Barçës dhe është e qartë se ata do të fitojnë një tjetër titull kampion spanjoll.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark