Vuçiq tënton t'a manipulojë edhe kryesuesen e KS në OKB, përplasen ashpër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq tënton t’a manipulojë edhe kryesuesen e KS në OKB, përplasen ashpër

    Insajderi
    22 April 2024 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesja e takimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York, ka pasur një debat të ashpër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

    Gjatë debatit në sallë, ajo ka hedhur kritika ndaj Vuçiqit për zgjatje të minutazhës së replikave.

    Sipas saj, ishte rënë dakord që Osmani dhe Vuçiq do të kenë nga tre minuta për të folur.

    Vuçiq: Për këtë gjë nuk u ra dakord.

    Kryesuesja nga Malta: Po, u ra dakord.

    Vuçiq: Jo, nuk jemi marrë vesh për kët.

    Kryesuesja: Zëvendësja ime sapo më tha se ishte dakord me ty.

    Kryesuesja: Unë nuk do të pranoj që ajo ka gënjyer për këtë gjë.

    Më pas, Vuçiq është pajtuar dhe ka vazhduar fjalimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark