Insajderi
Sport

Araujo merr vendim për të ardhmen

Insajderi
24 April 2024 - 09:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Araujo merr vendim për të ardhmen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ardhmja e Ronald Araujo te Barcelona është spekuluar gjatë pjesës më të madhe të sezonit.

Bayern Munich tregoi interes të madh për nënshkrimin e tij në janar, përpara se një marrëveshje të përjashtohej, dhe tani, është folur për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Araujo po kalon një moment të vështirë pas përjashtimit me karton të kuq në humbjen e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain, që i dha fund kohës së tyre në Ligën e Kampionëve.

Raportet kanë dalë pas kësaj, duke thënë se gjigantët katalunas janë të hapur për ta shitur atë gjatë verës, nëse një ofertë e pranueshme arrin.

Sipas gazetës Sport, edhe pse preferenca e Araujos është të qëndrojë në Barcelonë, mbrojtësi uruguaian është i përgatitur të largohet në verë, me kusht që t’i tregohet dera nga vet drejtuesit e Blaugranave.

Araujo zbuloi javën e kaluar se ai ishte në bisedime me Barcelonën për një kontratë të re, megjithëse ato mund të ngecin nëse ai vendoset në treg.

Ka të ngjarë të ketë një vendim përfundimtar për këtë çështje pasi të ketë më shumë qartësi për situatën menaxheriale, e cila mund të zgjidhet më vonë këtë javë. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark