Shkolla fillore në Kamenicë që një vit pa drejtor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkolla fillore në Kamenicë që një vit pa drejtor

    Insajderi
    15 April 2016 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë më shumë se 11 muaj që kur Samed Rexhepi është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të shkollës fillore”Sadri Misini” në Shipashnicë të Epërme të Komunës së Kamenicës.

    Kjo pasi që konkursi për pozitën e drejtorit të kësaj shkolle është anulua tre herë me arsyetimin se kandidatët nuk i kanë plotësuan kriteret për të qenë drejtor i kësaj shkolle.

    Këtë e ka konfirmuar drejtori i Arsimi në Kamenicë, Agim Shkodra, i cili ka thënë se ish-drejtori i kësaj shkolle aktualisht ushtrues detyre, nuk ka pasur licensë për arsim andaj komisioni intervistues ka anuluar konkursin.

    Ai ka sqaruar se drejtori aktual nuk ka pasur asnjë kundërkandidat për këtë detyrë, andaj ka bërë ftesë të gjithëve që përmbushin kriteret që të aplikojnë.

    “Ne nuk jemi të interesuar me shkel ligjin në fuqi, kështu që shkolla nuk ka drejtor po ka ushtrues detyre nuk mundemi me lënë shkollën pa menaxhim deri sa të zgjedhim drejtorin. Prapë do ta shpallim konkursin dhe kërkojmë nga ata që i plotësojnë kushtet të aplikojnë për këtë pozitë dhe shkolla të ketë drejtor”, ka thënë për Insajderin drejtori i Arsimit në Kamenicë, Agim Shkodra.

    Sipas nenit 34 të ligjit për arsim në Kosovë, për kualifikimet shtesë për emërim në pozita udhëheqëse dhe inspektorë, kandidatët që aplikojnë për pozitën e drejtorit apo zëvendësdrejtorit të një institucioni arsimor apo inspektorit të arsimit duhet të posedojnë licencën si mësimdhënës të kualifikuar.

    Megjithatë, Samet Rexhepi, para më shumë se një viti kishte qenë drejtor i shkollës fillore ”Sadri Misini”, ani pse ai nuk kishte licensë nga MASHT-i, sipas drejtorit të DKA-së, Agim Shkodra./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark