
Parlamenti Evropian për herë të parë kanë miratuar një paketë të rregullave për 28 shtetet anëtare të BE-së për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve të internetit.
Këto rregulla u japin kompetenca organeve rregullatore nacionale për të ndëshkuar financiarisht kompanitë nëse ato kanë shkelur rregullat e BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
Nënkryetari i parë i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, ka thënë se rregullat e reja do të garantojnë të drejtën themelore për mbrojtjen e të dhënave personale të të gjithë qytetarëve evropianë, shkruan albinfo.ch
Me reformën e re janë zëvendësuar rregullat e futura dy dekada më parë dhe për të inkurajuar përpjekjet e Komisionit për të krijuar një treg të vetëm evropian digjital prej 500 milionë njerëzve./Insajderi.com