
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë tentuar që të rrëmbejnë me forcë një femër.
Bëhet fjalë për ish-bashkëshorten e njërit prej të dyshuarve.
Të dyshuarit me forcë e kishin marr viktimën nga një restorant dhe e kishin futur në veturën e tyre, njofton policia.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si rrëmbim.
Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar gjithsej 23 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. 10 nga ta vazhdojnë të jenë në mbajtje.
Po ashtu, policia njofton se janë shënuar 52 aksidente, ku në një rast ka pasur të vdekur./Insajderi.com