
Gjykata Themelore e Prishtinës pritet që sot të shpallë vendimin e saj në lidhje me një përleshje që kishte ndodhur në mes të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes.
Aktakuza e ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës thotë se kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ish-deputeti Florin Krasniqi, deputeti Rexhep Selimi, dhe vozitësi Besart Bujupi kishin filluar një fjalosje me Bekim Haxhiun, dhe me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore sulmuan dhe goditën të Haxhiun.
Deputeti Haxhiu në këtë rast gjyqësor është në cilësinë e të dëmtuarit.
Përleshja në mes të deputetëve kishte ndodhur në vitin 2012 tek dera e daljes së objektit të Kuvendit të Kosovës.