Insajderi
Botë

Shpërblim si policia, grupet kriminale shqiptare në Angli paguajnë afro 35 mijë euro për blerje informacioni

Insajderi
07 May 2024 - 20:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërblim si policia, grupet kriminale shqiptare në Angli paguajnë afro 35 mijë euro për blerje informacioni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nuk është vetëm policia e cila vendos shuma monetare për zbardhje e ngjarjeve kriminale.

Kohët e fundit janë të shumta në Tik Tok, postimet e grupeve kriminale shqiptare në Angli përmes ofrimit të shumave të konsiderueshme në rastet kur u grabiten shtëpitë e barit apo pësojnë “gola” në tregtinë e kokainës.

Më i fundit rast i publikuar në TikTok i zbuluar nga Top Channel bën fjalë për një shpërblim prej 30.000 stërlina (afro 35 mijë euro) kush jep informacion për grabitjen e një shtëpie bari në Golders Green në veri të Londrës.

Njoftimi shpërblimit shoqërohet më një video ku kamerat e sigurisë kanë fiksuar një furgon të bardhë dhe disa persona të cilat fusin brenda disa thasë.

Sipas përshkrimit të videos bëhet fjalë për grabitje e kanabisit në këtë shtëpi, operacion kriminal i ngritur nga shqiptarët.

Ata të cilët paguajnë 30.000 stërlina për informacion se kush janë grabitësit thonë më postim se grabitja ka ndodhur me 1 Maj 2024.

Sipas tyre shpërblimi mund të merret edhe nga personat që shikohen në video duke futur në furgon sasinë e kanabisit të grabitur.

Përmes shpërblimit ata synojnë të gjejnë se kush tregoi adresën e shtëpisë së barit dhe më pas organizoi grabitjen. /TCH/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark