Insajderi
Shqipëri/Rajon

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Insajderi
12 May 2024 - 22:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një turiste norvegjeze ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës.

Policia njofton se 83-vjeçarja me iniciale E.T ka shkuar rreth orës 20:00 për ndihmë mjekësore në spital.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor,  83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe, banuese në Norvegji.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor,  83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares./vizionplus.tv


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark